Këto kohë ka qenë një nga emrat më të diskutuar në media e shtypin rozë.
Bëhet fjalë për Doruntina Shalën apo siç njihet për publikun Tayna, e cila u përfshi në një sherr me ish-menaxherin e saj, Rinor Hykollin.
Kjo pas daljes nga labeli e gjithashtu pas rikthimit në muzikë ia fshiu edhe këngën e re.
Duket se dyshja kanë arritur paqe me njëri-tjetrin dhe se tani po vazhdojnë rrugët e tyre ndaras.
Bukuroshja nga Prizreni është rikthyer edhe me koncerte, gjersa ka ndarë edhe pamje.
Në një moment, 27-vjeçarja ka shfaqur edhe mikrofonin e artë, ndërsa shtoi: “24 karat”.
Tayna tani do të vazhdojë si artiste e pavarur dhe pa ndonjë menaxher.