Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > 23 vjet nga dënimi i pesë kroato-boshnjakëve, vranë mbi 100 myslimanë në Bosnjë

23 vjet nga dënimi i pesë kroato-boshnjakëve, vranë mbi 100 myslimanë në Bosnjë

Një vendim i gjykatës së Kombeve të Bashkuara për krime lufte në vitin 2000, dënoi pesë kroatë-boshnjakë me deri në 25 vjet burgim për vrasjen e mbi 100 myslimanëve në një fshat të Bosnjës në vitin 1993.

Gjykata Penale për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi, gjerësisht e njohur si Tribunali i Hagës, ishte një gjykatë penale ndërkombëtare ad-hoc, e themeluar me vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Shkak i themelimit të Tribunalit ishte lufta që Serbia, me potencialin ushtarak të ish-Jugosllavisë, bëri agresion kundër Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, e më vonë edhe kundër Kosovës.

Prej atëherë e deri më 29 nëntor 2017, kur u mbajt seanca e fundit e procesit gjyqësor të Tribunalit kundër gjashtë gjeneralëve kroatë të Bosnjës, në Tribunal ishin ngritur 161 aktakuza, ndërsa dënimet u janë shqiptuar 84 vetave.

Punën e vet mbi 24-vjeçare Tribunali e përfundoi në mënyrë aksidentale më 29 nëntor 2017, me shqiptimin e aktgjykimit për gjashtë gjeneralët kroatë të Bosnjës, me ç’rast, pasi e dëgjoi shqiptimin e dënimit me 20 vjet burg, gjenerali Sllobodan Prallak, sikur të luante në një dramë, nxori prej xhepi një shishe me cianid, u ngrit në këmbë, i shqiptoi fjalët e fundit: “Sllobodan Prallak nuk është kriminel”, e ngriti shishen sikur donte të ngrinte dolli për fundin e Tribunalit, e piu cianidin dhe pas një ore vdiq në spital.

Me këtë akt të fundit, Tribunali i Hagës e mbylli punën e vet./TV Arbëria

Themes by WordPress