Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kulturë-Histori > 24 vjetori i rënies së dëshmorit të UÇK-së, Indrit Cara – Kavaja

24 vjetori i rënies së dëshmorit të UÇK-së, Indrit Cara – Kavaja

Indrit Lulzim Cara, “Dëshmor i Kombit” lindi në qytetin e Kavajës më 11 korrik të vitit 1971 dhe u vra në luftën për çlirimin e Kosovës, më 31 mars 1999.

Ka filluar ish shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” ne Tiranë me 1 shtator 1985 dhe e ka mbaruar atë me rezultate te shkëlqyera me 30 qershor 1989.

Ai jetonte në Londër, kur në vitin 1999 bashkë me disa shokë u mblodhën në zyrën e Plarent Salihut, dhe morën rrugën për në Tiranë, në aeroportin e Rinasit. Ai shkoj në Kavajë të takonte familjen e tij sa për tu çmallur. Të nesërmen në mëngjes u nis për në Kosovë për në majën e Pashtrikut në përpjekje me forcat serbe njëri nga shokët e ti u plagos. Më pas arriti në zonën operative pashtriku brigada (125) e cila përfshinte komunat Prizren , Sharr, Suharek, Rahovec, Malishevë.

Në vitin 2009, dhjetë vjet pas vdekjes së tij, presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, i dha medaljen e lirisë “Adem Jashari” për trimëri në luftime.

Cara është shpallur edhe qytetar nderi i vendlindjes së tij, Kavajës dhe një rrugë në qytet mban emrin e tij.

/TV Arbëria

Powered by WordPress