Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Prezenca e shtuar tek Ura e Ibrit / Elezi: Hapjen e saj KFOR-i po e trajton si burim josigurie

Prezenca e shtuar tek Ura e Ibrit / Elezi: Hapjen e saj KFOR-i po e trajton si burim josigurie

Në pjesën veriore të Mitrovicës, përkatësisht tek Ura e lumit Ibër, sot është parë sërish një prezencë e shtuar e KFOR-it aty. Kjo është hera e dytë brenda disa ditësh që ka shtim të trupave të KFOR-it në atë zonë.

Lidhur me këtë çështje për TV Arbëria, ka folur eksperti i sigurisë, Bedri Elezi thotë se fakti se KFOR-i ka shtuar numrin e saj tek Ura mbi lumin Ibër, mund të themi se KFOR-i po trajtonë këtë urë apo vendimin e qeverisë së Kosovës, për hapjen e kësaj ure si burim josigurie

“Fakti se KFOR-i ka shtuar numrin e saj tek Ura mbi lumin Ibër, mund të themi se KFOR-i po trajton këtë urë apo vendimin e qeverisë së Kosovës, për hapjen e kësaj ure si burim josigurie dhe se ndërmerrë të gjitha masat që mos të ndodh kjo, ngase ka dyshime se Serbia mund të përdorë si justifikim mbështetjen e serbëve lokal apo të dërgojë grupe kriminale terroriste brenda terriotrit të Republikës së Kosovës për të organizuar aktivitete të josigurisë të cilat mund të manifestohen edhe me shkëmbim të zjarrit siç ka ndodhur në të kaluarën”, është shprehur Elezi.

Për më shumë detaje ndiqeni videon e plotë:

 

Powered by WordPress