Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat në platformën elektronike lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga KQZ-ja, deri në orën 13:04 kanë votuar 221,289 qytetarë, që përbën 11,07 për qind të elektoratit të regjistruar.
Më herët, deri në orën 11:00, pjesëmarrja ishte 160,855 votues apo 8,05%.
KQZ-ja pritet që gjatë ditës të mbajë edhe konferenca të tjera për të informuar publikun rreth mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.