Rezultatet e zgjedhjeve në Saksoni dhe Turingia, sipa exit polleve;
Në Turingi, prej edhe nga vjen njëri nga liderët kontravers të së djathtës esktreme, Alternativa për Gjermaninë, Björn Höcke, shihet qartë dominimi i kësaj partie.
(AfD): 33.5%
(CDU): 24.5%
(BSW): 16%
Die Linke: 12.5%
(SPD): 6.5%
Të Gjelbërit 4%
Kurse në Saksoni forca tradicionale e së djathtës Unioni Kristian Demokrat, e ka ruajtuar primatin, me 31%, por edhe në këtë shtet, AfD ka shënuar rezultate impresive elektorale,
CDU: 31,5% (-0,6)
AfD: 30,0% (+2,5)
BSW: 12,0% (NEU)
SPD: 8,5% (+0,8)
Të Gjelbërit: 5,5% (-3,1)
LINKE: 4,0% (-6,4)
Nga këto rezultate shihet qartë se partitë e koalicionit qeverisës Social Demokratët dhe Gjelbërit kanë shënuar një rezultatet jashtëzakonisht të ulët.
Ndërkohë para disa dite analisti Afrim Kasolli kishte shkruar mbi efektet që mund të kenë këto lëvizje sizmike politike në Gjermani.
“Është thënë shpesh se një nga synimet e kryetarit të Rusisë Vladimir Putin për ta fituar luftën në Ukrainë mbetet ndjekja e dy strategjive kryesore. E para me vazhdimin e “operacionit special për de nazifikimin e Ukrainës” dhe dyta nëpërmjet ndikimit në opinionin publik perëndimor nëpërmjet partive populiste si të ekstremit të djathtë ashtu edhe të majtë, në mënyrë që të rriten sentimenet politike pro tij si dhe kundër mbështetjes së luftës mbrojtëse ukrainase. Dhe rezultatet në këtë drejtim nuk është e kanë munguar. Partitë e ekstremit të djathtë po shënojnë dita ditës suksese. Franca, është shembull i fundit. Kohë më parë ishte dokumentuar se si partia e Marin Le Pen kishte huazuar mjete financiare nga një bankë fantome në Moskë. Ka edhe raste tjera. Kurse me përjashtim të SHBA-ve, por që kjo nuk do të thotë se nuk mund të ndryshojë pas zgjedhjeve të nëntorit, kanë filluar të pakësohen ndihmat financiare dhe ushtarake për Ukrainën.
Mirëpo, disa nga partitë populiste si të ekstremit të djathtë ashtu edhe të majtë, më qëndrim miqësor ndaj Vladimir Putinit në Gjermani, pritet të korrin një sukses spektakular elektoral në zgjedhjet që do të mbahen në tri shtete në këtë vend. Sipas hulumtimeve të opinionit publik, pritet që zgjedhjet në Brandenburg, Saksoni dhe Turingia, të fitohen mbi 50 përqind nga Alternativa për Gjermaninë dhe Aleanca e re Sahra Wagenknecht (BSW), parti kjo, e cila kombinon politikën ekonomike të krahut të majtë me një qëndrim kundër migracionit. Madje në Turingia supozohet se këto parti së bashku do të marrin deri në 65 përqind të trupit elektoral. Kurse vetëm AfD si e vetme do t’i përvetësojë mbi 30 përqind të votave.
Ndërkohë, në anën tjetër si partitë e koalicionit qeveritar, Partia Social Demokrate, ajo Gjelbër si dhe Partia e Lirë Demokratike, e Gjermanisë, po të bëheshin së bashku me Partinë kryesore opozitare në nivel nacional, Unionin Social Demokrat (CDU), nuk do te kenë gjasa që në asnjërin nga këto shtete ta fitojnë 50 përqind të votave.
Ky triumf i partive të ekstremit populist, sipas gazetës së njohur Politico, do të ishte një lloj gusht shteti i Putinit në shtetin e Gjermanisë. Dhe atë sidomos në pjesën lindore të cilën lideri rus e njeh në detaje për shkak të shërbimit të tij si agjent i KGB në kohën e Luftës së Ftohtë.
Natyrisht, vazhdon ky medium, jo të gjitha këto parti kanë qëndrim të njëllojtë ndaj Rusisë. Prej tyre AfD është më miqësore ndaj Putinit, mirëpo të gjitha ato i bashkon urrejtja ndaj NATO-së dhe akuzimi i kësaj të fundit si përgjegjëse për luftën në Ukrainë.
Po ashtu, kjo luftë sipas kësaj propagande, për shkak të sanksioneve perëndimore mbi Rusinë me shumë e ka dëmtuar qytetarin e zakonshëm gjerman se atë rus. Dhe se përgjegjës për këtë gjendje është SHBA sepse sipas Sahra Wagenknecht, tashmë ajo është një fuqi në rënie dhe po teton me çdo kusht ta ruajë hegjemoninë globale. Kurse nuk është e rastësishme, që Björn Höcke, lideri i AfD-së në Turingi, ka deklaruar se kur ai të bëhet kancelar i Gjermanisë, vendin e parë që do ta vizitojë nga kjo pozitë do të jetë Moska.”/TVArbëria/