Ish deputeti Gani Geci në një postim në Facebook ka kujtuar sulmin e para 22 vjetëve, ku ka mbetur ai i plagosur, ndërsa të vrarë kanë mbetur gazetari i Bota sot, Bekim Kastrati dhe truproja e Presidentit Rugova, Besim Dajaku.
Geci shkruan se ky atentat ka qenë i porositur dhe në pabesi janë qëlluar para shpines.
Postimi i plotë:
Sot me datën 19.10.2023 u bën 22 vite prej kur në një atentat, në një pritë të organizuar mirë në pabesi na qëlluan prapa shpine NE luftëtarëve të lirisë, ku aty mbetën të vrarë Besim Dajaku, Bekim Kastrati dhe unë mbeta i plagosur ndërsa pa plagë falë Zotit shpëtoi Shani Geci.
Tani sipas Rexhep Selimit: ”Hashim Thaçi është ai që e ka hartuar dhe lëshuar Komunikatën nr.59”.
Veprat e Besimit dhe Bekimit do të jetojnë për jetë e mot!
/TV Arbëria