Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > 21 vjeçari që vdiq në një aksident në Itali varroset sot

21 vjeçari që vdiq në një aksident në Itali varroset sot

21 vjeçari nga Malisheva, Rilind Thaqi, që vdiq në një aksident në Itali javën e kaluar, do të varroset sot.

Varrimi i tij, sic kanë njoftuar familjarët, do të bëhet sot në ora 14:00 në varrezat e fshatit Pllaqicë.

“Miq e bashkëvendas, ju njoftojmë se varrimi i djalit te agjes, Rilind Thaqit behet sot në orën 14:00 ne varrezat e fshatit Pllaqice”, ka shkruar një nga familjaret e të ndjerit.

Ai ka vdekur teksa po kthehej nga Jesolo në zonën e Venedikut, pasi vetura e tipit BMW me të cilin po udhëtonte, që drejtohej nga kushëriri i tij 24 vjeçar, kishte dalë nga rruga dhe ishte përplasur me një shtyllë nga ana e pasagjerit, ku edhe ndodhej Rilindi.

Kushëriri i tij që kishte qenë duke drejtuar veturën ka pësuar lëndime dhe pas trajtimit në spital është liruar.

Powered by WordPress