Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > 21 të vdekur nga një zjarr në Kazakistan

21 të vdekur nga një zjarr në Kazakistan

Të paktën 21 persona kanë vdekur nga zjarri në një minierë në Kazakistan, në pronësi të gjigantit të çelikut ArcelorMittal.

Sipas mediave të huaja, zjarri erdhi në të njëjtën ditë kur presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev urdhëroi ndalimin e investimeve në kompani pasi ai dëshiron që ajo të nacionalizohet.

Ndërkohë, përveç të vdekurve, 23 të tjerë nga 252 personat që punonin në minierën Kostenko janë ende të zhdukur, tha ArcelorMittal Termitau, njësia lokale e kompanisë.

Presidenti Tokayev, i cili shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, ka bërë thirrje që “bashkëpunimi i investimeve” të ndërpritet dhe qeveria tha se po finalizonte një marrëveshje për të shtetëzuar kompaninë që drejton fabrikën më të madhe të çelikut në vend.

Ky është incidenti i dytë fatal në dy muajt e fundit në një kantier të operuar nga ArcelorMittal në Kazakistan.

Në gusht, katër minatorë u vranë pasi një zjarr shpërtheu në minierën e Karagandës.

Dhe në nëntor 2022, pesë persona vdiqën dhe katër të tjerë u shtruan në spital pas një rrjedhje gazi metani në një minierë në të njëjtën zonë.

ArcelorMittal Temirtau zotëron 15 miniera qymyri dhe xehe në Kazakistan.

/TV Arbëria

Powered by WordPress