Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave dhe atë A.B., E.Q., F.S., S.M. dhe V.V., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas aktakuzës, e pandehura A.B., në cilësinë e personit zyrtar – instruktore në auto-shkollën “A.B A.F.”, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, ka pranuar dobinë pasurore nga e dëmtuara në shumën prej 200.00 (dyqind) euro, në mënyrë që kësaj të fundit t’i mundësohet kalimi i testit praktik të vozitjes.