Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > 200 euro gjobë një personi për ndotjen e hapësirës publike, komuna e Prishtinës: Do vazhdojmë me kontrolle të rregullta

200 euro gjobë një personi për ndotjen e hapësirës publike, komuna e Prishtinës: Do vazhdojmë me kontrolle të rregullta

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se drejtoria e Inspekcionit, ka shqiptuar gjobë prej 200 euro ndaj një personi i cili është kapur duke hedhur mbeturina në hapësirë publike.

Në reagimin e komunës, thuhet edhe se, ndotja e qytetit nuk është vetëm papërgjegjësi, por edhe shkelje që ndëshkohet

Postimi:

200 euro gjobë për ndotjen e hapësirës publike. 🚯

Drejtoria e Inspekcionit ka shqiptuar gjobë prej 200 euro ndaj një personi i cili është kapur duke hedhur mbeturina në hapësirë publike.

Ndotja e qytetit nuk është vetëm papërgjegjësi, por edhe shkelje që ndëshkohet. Kryeqyteti do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe me zbatim të masave ndaj të gjithë atyre që dëmtojnë hapësirat publike.

Ta mbajmë qytetin të pastër, është përgjegjësi e secilit prej nesh.