Tahir Zemaj, ishte Kryekomandant i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK) dhe Gjeneral i UÇK-së gjatë Luftës në Kosovë.
Lindi më 28 dhjetor 1952 në fshatin Strellci i Epërm, të Komunës së Gjakovës dhe u vra më 4 janar 2003 në qytetin e Pejës së bashku me djalin e tij dhe kushëririn e tij në rrethana misterioze.
Pas vdekjes, ai u shpall Hero i Kosovës.
Edhe këtë janar e presim pa ndonjë të dënuar për vrasjen e tij.
Në pritë u vra kolonel, Tahir Zemaj, i cili njihet si një ndër personat më të zot që Kosova kishte në luftën e fundit.
I Zoti në sensin e përgatitjes ushtarake, strategjike dhe trimërisë që shfaqi në beteja të ndryshme në luftë me armikun. Vlen të përmendet Beteja e Loxhës, për të treguar se çfarë strategu ishte kolonel Zemaj.
Ndërsa, sot pritet të mbahet ditë përkujtimi me rastin e 20 vjetorit të vrasjes së tij, djalit të tij, Enis Zemaj dhe kushëririt të tij, Hasan Zemajt.
Në njoftimin e lëshuar nga LDK-ja thuhet se do të mbahen edhe homazhe në nderim të heronjve. /TV Arbëria