Blog Post

Arbëria TV > Featured > 20 vjeçarja e lënduar nga rënia e kulmit të Komunës së Prishtinës, flasin nga emergjenca për gjendjen e saj

20 vjeçarja e lënduar nga rënia e kulmit të Komunës së Prishtinës, flasin nga emergjenca për gjendjen e saj

Një vajzë ka mbetur e lënduar pas rënies së kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës në lagjen Arbëria.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

“Sapo është sjellë në Emergjencë, është duke u trajtu nuk dihet ende a është jashtë rrezikut për jetë mosha e saj është rreth të 20-tave”, ka thënë shkurtimisht Syla.