Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > 20-vjeçari në Gjakovë, lëndohet rëndë si pasoj e një mjeti shpërthyes

20-vjeçari në Gjakovë, lëndohet rëndë si pasoj e një mjeti shpërthyes

Rasti ka ndodhur pas mesnatës, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot, rreth orës 01:20, një mashkull rreth 20 vjeç është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të rënda të shkaktuara nga një mjet shpërthyes. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, dhe sipas hetimeve fillestare, dyshohet se viktima, aksidentalisht ka shkaktuar shpërthimin e mjetit në shtëpinë e tij, në fshatin Dobrigje-Gjakovë”, konfirmon Elezaj.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.