Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > 20-vjeçari dyshohet se plagosi veten në një parking në Ferizaj

20-vjeçari dyshohet se plagosi veten në një parking në Ferizaj

Një 20-vjeçar në Ferizaj ka mbetur i plagosur sot rreth orës 4 të mëngjesit në një parking në rrugën “12 Qershori”.

Ai dyshohet se plagosi veten aksidentalisht. Policia tha se pasi këqyri kamerat e sigurisë pa atë se derisa ishte duke lëvizur në parking, ka rrëshqitur dhe gjatë rënies i është shkrepur arma e zjarrit, të cilën dyshohet se e kishte në çantën e tij, duke e plagosur veten në këmbë.

“Pas trajtimit fillestar në Emergjencën e Ferizajt, i plagosuri F. J., 20-vjeçar, është dërguar në QKUK-Prishtinë për trajtim të mëtejmë”, tha policia.

Gjatë kontrollit të çantës së të lënduarit, përveç armës së zjarrit, është gjetur edhe një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike, marihuanë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datën 26.09.2026, rreth orës 03:40, policia në Ferizaj është njoftuar se në një parking në rrugën “12 Qershori”, në Ferizaj, një person ishte plagosur me armë zjarri dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt.

Njësitet policore të stacionit policor në Ferizaj, më pas edhe hetuesit së bashku me Forenzikën Rajonale, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimin e vendit. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.

Nga veprimet e para hetimore dhe këqyrja e pamjeve nga kamerat e sigurisë, dyshohet se personi i plagosur, derisa ishte duke lëvizur në parking, ka rrëshqitur dhe gjatë rënies i është shkrepur arma e zjarrit, të cilën dyshohet se e kishte në çantën e tij, duke e plagosur veten në këmbë.

Pas trajtimit fillestar në Emergjencën e Ferizajt, i plagosuri F. J., 20-vjeçar, është dërguar në QKUK-Prishtinë për trajtim të mëtejmë.

Gjatë kontrollit të çantës së të lënduarit, përveç armës së zjarrit, është gjetur edhe një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike, marihuanë.

Rasti mbetet nën hetim nga Sektori Rajonal i Hetimeve, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.