Gjatë periudhës 24 orëshe në Kosovë kanë ndodhur 20 aksidente me të lënduar ndërsa dy aksidente me fatalitet.
Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
“ STATISTIKAT E PËRGJITHSHME: Aksident trafiku me fatalitet: 2, Aksident trafiku me të lënduar: 20, Aksident trafiku me dëme materiale: 32 Tiketa trafiku të shqiptuara: 2088, Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19: 0, Persona të arrestuar: 20, Persona në mbajtje: 8m Persona në ndalim policer: 0, Persona në vuajtje të dënimit: 1”, thuhet në njoftim.