Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > 2 të vrarë dhe 12 të plagosur nga sulmi rus me dronë në Sumi

2 të vrarë dhe 12 të plagosur nga sulmi rus me dronë në Sumi

Një sulm rus me dronë në qytetin verilindor të Ukrainës, Sumi, ka vrarë dy njerëz dhe ka plagosur 12 të tjerë të premten në mëngjes, thanë autoritetet rajonale.

Dymbëdhjetë ndërtesa banimi, pesë ndërtesa private, një dyqan dhe tri vetura u dëmtuan pasi tre dronë e sulmuan qytetin në orën 5:00 të mëngjesit, tha policia kombëtare.

Volodymyr Artiukh, guvernatori rajonal i Sumit, tha se forcat ruse i kishin pajisur dronët me copëza metali për këtë sulm ndaj një pjese të qytetit të banuar dendësisht.

“Kjo armë përdoret… ekskluzivisht për [të vrarë] njerëz”, tha Artiukh, duke treguar dëmet ndaj një ndërtese. “Jo për ndërtesën, por për të shkatërruar më shumë njerëz”.

Videoja e postuar nga administrata ushtarake e Sumit pas sulmit, shfaq vetura të dëmtuara dhe ndërtesa me xhama të thyer dritaresh.

Rusia e ka bombarduar pareshtur këtë rajon dhe infrastrukturën jetike të tij në javët e fundit, raporton REL.

Një sulm me dronë mbrëmjen e së martës në qytezën e vogël Huhiv në këtë rajon, la 12 njerëz të vdekur, përfshirë një fëmijë.

Të dielën në mbrëmje, një sulm raketor në Sumi vrau 11 njerëz dhe plagosi 89 të tjerë, si dhe e la qendrën administrative të qytetit në terr.

Themes by WordPress