Artistja kosovare Tayna po dominon lajmet vendore, duke lënë pas çdo temë tjetër aktuale. Në vetëm 48 orë disa nga lajmet rreth zhvillimeve të fundit të saj kanë bërë bujë të madhe, duke u bërë ndër lajmet më të lexuara në vend në mediumet online.
Statistikat e fundit tregojnë se lajmet rreth Taynas janë ndër më të klikuarat në toplistën e 10 lajmeve më të lexuara në vend, listë që përfshin lajme nga të gjitha fushat. Këto të dhëna janë gjeneruar nga softueri amerikan Newton Media Metricom, i cili ka evidentuar një shfaqje prej 2 milionë herë brenda vetëm 48 orëve.
Fansat dhe ndjekësit e saj po presin me padurim zhvillimet e ardhshme rreth projektit të saj të fundit “Si ai” ku për vetëm pak orë në YouTube ka ngjallë përshtypje shumë të mira nga publiku