Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > 19 vjetori i LVV, Kurti: Qeveria jonë po i jep kuptim 17 shkurtit

19 vjetori i LVV, Kurti: Qeveria jonë po i jep kuptim 17 shkurtit

“Rexhep Selimi, që sje këtu me ne por menxi presim të na kthehesh me ballin lartë ashtu siç edhe të gjithë luftëtarët e tjerë të UÇK-së”, kështu u shpreh, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje [LVV], Albin Kurti në Javën përmbyllëse të LVV-së në përvjetorin e 19-të

Kurti, në fjalimin e tij në kuadër të shënjimit të 19 vjetorit të Lëvizjes Vetëvendosje është shprehur se qeverisja e tij, po i jep kuptim pavarësisë së Kosovës

“Por sivjet në të njëjtën datë u shënua edhe 25 vjetori i Çlirimit të Kosovës prandaj vendosëm që për ditëlindjen e Lëvizjes të mblidhemi sot sepse çlirimi e meriton të gjithë vëmendjen. Nuk është rastësi që Vetëvendosja në vitin 2005 u formua në të njëjtën dite me përvjetorin e çlirimit të Kosovës. Nuk është rastësi që gjithmonë e ka nderuar 10 qershorin e Prizrenin, por tash edhe 17 shkurtit po ja japim vëmendjen e vërtetë, sic kanë dashur dëshmorët një pavarësi për drejtësi, për zhvillim me barazi, një pavarësi pa korrupsion”, deklaroi Kurti. /RTV Dukagjini