Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Poloni: 19 të plagosur nga përplasja e veturës me njerëzit që prisnin tramvajin

Poloni: 19 të plagosur nga përplasja e veturës me njerëzit që prisnin tramvajin

Të paktën 19 persona u plagosën sot në qytetin polak Szczecin pasi një makinë u përplas me një grup këmbësorësh dhe më pas me automjete të tjera, thanë autoritetet, duke përjashtuar një akt terrorizmi.

“Në mesin e të plagosurve janë gjashtë fëmijë. Dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike”, tha kreu i rajonit Adam Rudawski, duke shtuar se shoferi u arrestua pasi tentoi të arratisej.

“Ky nuk është një akt terrorist. Bëhet fjalë për një shtetas polak 33-vjeçar, banues në Szczecin”, tha zëdhënësi i policisë Szczecin, Pawel Pankau.

Sipas tij, “një burrë me një Ford Focus goditi një grup njerëzish që prisnin një tramvaj” në një kryqëzim të madh.

“Analizat e para tregojnë se ai nuk ishte nën ndikimin e alkoolit apo drogës”, shtoi zëdhënësi.

Dëshmitarët i thanë mediave polake se shoferi mbërriti në kryqëzim me shpejtësi të madhe dhe kaloi në trotuar dhe në stacionin e tramvajit. Pas kësaj, ai ka tentuar të arratiset me një automjet dhe ka goditur tri makina të tjera një kilometër më tutje, duke plagosur pasagjerët e tyre.

/TV Arbëria

Powered by WordPress