Në 18-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë homazhe tek varri i tij.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vendosur lule mbi varrin e Rugovës.
Pas homazheve, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se presidenti Ibrahim Rugova ishte prijës nacional i lëvizjes më të madhe shqiptare për liri, pavarësi dhe demokraci i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Drejtuesit e LDK-së kanë vazhduar vizitën te familja e Rugovës.
Ndërsa, gjatë ditës kanë organizuar edhe promovimin e libri “Pushteti dhe intelektualët” botuar nga Fondacioni “Ibrahim Rugova”.
/TV Arbëria