Sot, bëhen 18 vjet prej ndarjes nga jeta e gjeneral Xheladin Gashi-Plakut.
Plaku ka qenë njëri nga themeluesit e celulave të para të UÇK-së, si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm që nga themelimi i UÇK-së.
Komandant Plaku ka vdekur në vitin 2005, kurse në atë kohë ka qenë në krye të Shoqatës “Miqtë e TMK-së”. Me emrin e tij është emëruar Shkolla Fillore në Komoran, në të cilën shkollë Plaku ka qenë nxënës dhe po ashtu, për shumë vite ka punuar si mësimdhënës. Ish-Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga e ka dekoruar me medaljen “Heroi i Kombit”.
Gjeneral Xheladin Gashi-Plaku është lindur më 25 maj 1946 në Bushat (Kamoran). Ai shkollimin fillor e ka kryer në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, kurse shkollimin sipëror në Universitetin e Shkupit në Degën Biologji-Kimi.
Pas mbarimit të studimeve, ai e ka filluar punën si mësimdhënës në shkollën “Bajram Curri” në Nekovc të Drenicës, ku më vonë ka qenë edhe drejtor i kësaj shkolle. Më vonë, ai ka vazhduar punën si pedagog në Bushat, të cilën e ka kryer gjithnjë paralel me veprimtarinë e tij patriotike ilegale. Vdekja e ka gjetur në krye të shoqatës “Miqtë e TMK-së”. Me emrin e tij, është emëruar shkolla fillore në Komoran, kurse presidentja e vendit, Atifete Jahjaga e ka dekoruar me medalen ‘Heroi i Kombit”.
/TV Arbëria