Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > 17-vjetori i Pavarësisë, presidentja Osmani nis aktivitetet nga mëngjesi – mbyll ditën me Kurtin e Konjufcën

17-vjetori i Pavarësisë, presidentja Osmani nis aktivitetet nga mëngjesi – mbyll ditën me Kurtin e Konjufcën

Zyra e presidentes Osmani njofton se me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, presidentja do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh.

Agjenda e saj nis nga mëngjesi e deri në orën 18:00, ku planifikohet Pritje shtetërore nga Presidentja, Kryeparlamentari dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës.

Agjenda e plotë:

Në orën 8:20, Ngritja e Flamurit te Republikës së Kosovës;

Në orën 8:30, Nderime te Monumenti i të Pagjeturve

Në orën 09:00, Homazhe te varri i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova;

Në orën 09:10, Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi;

Në orën 10:15, Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz;

Në orën 11:45, Nderime te Monumenti “Heroinat”;

Në orën 12:00, Parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, Prishtinë

Në orën 18:00, Pritje shtetërore nga Presidentja, Kryeparlamentari dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës.

Vendi: Grand Events.