Nesër në Kosovë shënohet 17 shkurti, dita e pavarësisë së vendit.
E përgatitjet për shënimin e kësaj dite tashmë kanë fillur edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Në ora 12:00, në sheshin “George Bush” në Prishtinë do të mbahet manifestimi qendror, ku Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës do të zhvillojnë një parakalim solemn.
Ngjarja, e cila organizohet nën patronatin e presidentes dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, do të shërbejë si një moment nderimi për arritjet e shtetit dhe sakrificat e popullit në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë./TV Arbëria./