Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > 17 të vdekur nga një shpërthim në një industri farmaceutike në Indi

17 të vdekur nga një shpërthim në një industri farmaceutike në Indi

Të paktën 17 persona humbën jetën në një shpërthim në një fabrikë farmaceutike në Indi, ndërsa më shumë se 30 të tjerë pësuan djegie kimike, thanë autoritetet sot. Shpërthimi ishte i një force të tillë që gjymtyrët dhe mbetjet njerëzore u shpërndanë në të gjithë fabrikën, sipas një raporti të botuar në edicionin dixhital të gazetës Hindu.

Zjarri ka rënë dje pas mesditës në një industri farmaceutike në lagjen Anakapalli të shtetit të Andhra Pradesh, në Indinë juglindore.

“Askush nuk ka mbetur i bllokuar në ndërtesë dhe operacionet e shpëtimit kanë përfunduar. Kemi 17 të vdekur dhe 34 të plagosur”, tha për AFP M. Dipika, oficer policie.

Ai sqaroi se sipas të dhënave të para të hetimit, shkak i shpërthimit ka qenë një rrjedhje gazi. Një tjetër oficer policie, M. Boucheya, i tha gazetës Indian Express se viktimat pësuan djegie të rënda kimike. “Ishte e tmerrshme, tronditëse, ata po bërtisnin para se të humbnin ndjenjat”, tha ai për gazetën, duke përshkruar dhimbjen torturuese të punëtorëve.

Powered by WordPress