Pasagjeri gjeti një brejtës brenda ushqimit, avioni bën uljen emergjente

Një linjë ajrore skandianve ka thënë se një nga...

Kryeziu: Qeveria po punon për zhbllokimin e CEFTA-s

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha Qeveria...

Dëme, të evakuuar dhe të zhdukur, ç’po ndodh me përmbytjet në Itali?

Vazhdon të jetë e rënduar situata nga përmbytjet si...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

16-vjetori i Pavarësisë së Kosovës kremtohet në Londër, merr pjesë edhe Kurti

Extra AL PVC

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë të premtën në pritjen zyrtare me rastin e shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër.

Aty, në një ceremoni solemne, me të ftuar të shumtë nga kori diplomatik, autoritete qeveritare dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare të akredituara në Londër, si dhe bashkatdhetarë tanë, në ambientet e “The Royal Horseguards”, kryeministri Kurti mbajti një fjalë rasti.

Ai tha se Londra është një vend i shkëlqyeshëm për të festuar pavarësinë e Kosovës, duke qenë kryeqyteti i një vendi mik e partner dhe mbështetës i palëkundur i pavarësisë sonë.

“Në mesin e thirrjeve të fuqishme për të ndaluar gjenocidin në Kosovë, Mbretëria e Bashkuar ishte njëri ndër zërat më të lartë dhe më të fortë. Në vitin 1999, mbështetja për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë ishte më larta në përqindje në mesin e britanikëve se në çdo vend tjetër të NATO-s”, tha kryeministri Kurti.

Fjalë mirëseardhëse në këtë ceremoni, pati edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, Ilir Kapiti i cili foli për rolin e misionit diplomatik të Kosovës në Londër, lidhjet mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Të pranishmëve iu drejtua edhe Ambasadori i emëruar i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Jonathan Hargreaves. /Telegrafi.

spot_img

Të fundit

Pasagjeri gjeti një brejtës brenda ushqimit, avioni bën uljen emergjente

Një linjë ajrore skandianve ka thënë se një nga...

Kryeziu: Qeveria po punon për zhbllokimin e CEFTA-s

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha Qeveria...

Dëme, të evakuuar dhe të zhdukur, ç’po ndodh me përmbytjet në Itali?

Vazhdon të jetë e rënduar situata nga përmbytjet si...

Murati: Ekonomia me rritje për 4.27% në tremujorin e dytë, ulet dhe inflacioni

  Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se ekonomia...

Pasagjeri gjeti një brejtës brenda ushqimit, avioni bën uljen emergjente

Një linjë ajrore skandianve ka thënë se një nga fluturimet e saj duhej të bënte një ulje emergjente pasi një mi doli nga vakti...

Kryeziu: Qeveria po punon për zhbllokimin e CEFTA-s

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha Qeveria e Kosovës po punon drejt zhbllokimit të CEFTA-s si mekanizëm i rëndësishëm në zbatimin e...

Dëme, të evakuuar dhe të zhdukur, ç’po ndodh me përmbytjet në Itali?

Vazhdon të jetë e rënduar situata nga përmbytjet si pasojë e reshjeve dhe stuhive në Itali. Më e prekur është zona e Emilia Romagna,...