Tre persona të lënduar në aksidentin në rrugën Komoran-Drenas

Si pasojë e aksidentit të ndodhur në rrugën Komoran-Drenas,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

16 gjyqtarë të Kosovës pajisen me stemën e FIFA-së

Extra AL PVC

Presidenti Agim Ademi së bashku me kryetarin e Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani kanë pritur sot 16 gjyqtarët, të cilët janë licencuar për garat ndërkombëtare dhe me këtë rast edhe u janë dorëzuar stemat e FIFA-s.

Vit pas viti numri i gjyqtarëve të Kosovës me stemë të FIFA-s është rritur, derisa për herë të parë Kosova është bërë edhe me treshe të gjyqtareve, pasi tashmë krahas Lumturije Muhadrit janë licencuar edhe Rita Vehapi, si gjyqtare kryesore dhe Fitore Govori si asistente.

Presidenti Ademi përgëzoi të rikonfirmuarit me stemë të FIFA-s, derisa gjyqtarëve që u pajisen për herë të parë me këtë stemë iu shprehu urimet më të mira, me shpresë se do të kenë rrugëtim të suksesshëm në garat evropiane.

Numri një i FFK-së vlerësoi punën e gjyqtarëve si në kampionatin vendor, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, derisa kërkoi nga ata që të vazhdojnë punën e tyre me përkushtim drejt progresit të mëtejshëm. Ai u shpreh i lumtur që tashmë Kosova është bërë edhe me treshen e gjyqtareve për futbollin e vajzave/grave, gjë e cila siç theksoi ai, dëshmon punën e mirë që viteve të fundit është për edhe në këtë segment.

Ndërkaq, në emër të kolegëve të tij, Genc Nuza falënderoi kreun e FFK-së për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë sektorit të gjyqtarëve, veçmas për instalimin e sistemit VAR në futbollin vendor dhe për mundësitë e ofruara për të qenë në hap me kohën dhe zhvillimet në futbollin evropian.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Një vit nga sulmi në Banjskë, Ambasadori italian në Kosovë: Atentat i madh ndaj sigurisë së Kosovës!

Janë bërë një vit nga nga sulmi terrorist në...

Tre persona të lënduar në aksidentin në rrugën Komoran-Drenas

Si pasojë e aksidentit të ndodhur në rrugën Komoran-Drenas,...

“S’është kino studio me ta vra policin, prralla, s’po flas me ty po me publikun, rri pra”/ Përplasja Tasholli – Kryeziu

  Një përplasje ka ndodhur në emisionin ‘Pressing’ në T7...

Lajçak zhvillon “diskutim strategjik” me diplomatët O’Brien dhe Kasanof për dialogun:Vazhdojmë në Bruksel javën tjetër

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,...

Një vit nga sulmi në Banjskë, Ambasadori italian në Kosovë: Atentat i madh ndaj sigurisë së Kosovës!

Janë bërë një vit nga nga sulmi terrorist në Banjskë i udhëhequr nga kryekrimineli Milan Radojçiq. Gjatë këtij sulmi u vra polici i Kosovës, Afrim...

Tre persona të lënduar në aksidentin në rrugën Komoran-Drenas

Si pasojë e aksidentit të ndodhur në rrugën Komoran-Drenas, tre persona kanë marrë lëndime trupore. Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Zëdhënësja e...

“S’është kino studio me ta vra policin, prralla, s’po flas me ty po me publikun, rri pra”/ Përplasja Tasholli – Kryeziu

  Një përplasje ka ndodhur në emisionin ‘Pressing’ në T7 mes analistave Ismail Tasholli dhe Taulant Kryeziu, derisa ishin duke diskutuar për zhvillimet në veri. Madje...