Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > 150 ditë burgim për të akuzuarin që e kanosi gazetarin Kajtazi

150 ditë burgim për të akuzuarin që e kanosi gazetarin Kajtazi

Aktgjykimi ndaj të pandehurit Doburuan u shpall të hënën nga gjykatësi, Dibran Jusufi raporton “Betimi për Drejtësi“.

Gjykatësi Jusufi bëri të ditur se të akuzuarit Dobruna i ndërpritet masa e paraburgimi, ndërsa dënimi ndaj të njëjtit do të ekzekutohet në afat prej 15 ditëve pasi që ky aktgjykim të bëhet i plotfuqishëm.

Prezent në seancën e sotme nuk ishte i akuzuari Doburuna dhe as prokurori i rastit Paulin Pashku, ndërsa mori pjesë i dëmtuari Kajtazi.

Ndryshe, në seancën e shqyrtimit fillestar, më 1 nëntor 2024, i akuzuari Dobruna e kishte pranuar fajësinë se përmes mediave sociale e ka kanosur pronarin e portalit “Paparaci”.

Dobruna ishte arrestuar pas raportimit të kanosjes derisa i ishte caktuar edhe masa e paraburgimit më 11 tetor 2024.

Ndërkohë, AGK-ja kishte kërkuar reagim të organeve të drejtësisë për Dobrunën dhe gjithë ata që kërcënojnë gazetarët.

Powered by WordPress