Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > ​15 vjet nga djegia e Ambasadës së SHBA-së në Beograd pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës

​15 vjet nga djegia e Ambasadës së SHBA-së në Beograd pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës

15 vjet më parë Marko Gjuriq, Petar Petkoviq e Misha Vaciq ishin organizatorët që dogjën Ambasadën e SHBA-së në Beograd pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shkruan The Geopost.

Katër ditë pasi Kosova shpalli pavarësinë, përkatësisht me 21 shkurt 2008, në Serbi ishte organizuar një protestë masive, e cila pastaj eskaloi në djegien e Ambasadës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd.

Marko Gjuriq, Petar Petkoviq dhe Misha Vaciq – tre personat më lojalë që ka presidenti serb Aleksadar Vuçiq – ishin ndër organizatorët kryesorë të kësaj zjarrvënie të qëllimshme.

Ndërtesa e Ambasadës ishte e mbyllur para protestës, ndërsa dyert dhe dritaret ishin të mbuluara. SHBA-ja e kishte dënuar ashpër djegien e godinës duke i bërë notë të ashpër proteste autoriteteve në Serbi.

Gjuriq që aktualisht është ambasador në Washington, në këtë periudhë ishte njëri nga organizatorët kryesorë të protestës. Si ish-drejtues i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën, ai vazhdimisht ka qenë lojal ndaj Vuçiqit, gjë që është shpërblyer me disa poste paraprake.

https://twitter.com/theGeopost/status/1590374632288587776

Petar Petkoviq, që aktualisht drejton këtë zyrë, po ashtu ishte njëri nga organizatorët e kësaj proteste. Ai në këtë periudhë ka qenë këshilltar në kabinetin e ish-kryeministrit serb Vojislav Koshtunica, për t’u zgjedhur deputet në vitin 2012.

Misha Vaciq, i cili më parë ka qenë udhëheqës i lëvizjes së krahut të djathtë “Nashi 1389”, ndërkaq që në vitin 2018 ai e themeloi lëvizjen “E Djathta Serbe”.

Vaciq para se të kaloj në aktivitet politikë, kishte ushtruar detyrën e këshilltarit të Gjuriqit, për t’u shkarkuar më 2017 pas skandalit të “trenit rus” që kishte qenë një provokim nga Serbia dhe Rusia për Kosovën.

Ky politikan ekstrem serb në një dokumentar të përgatitur nga media që drejtohet nga Kremlini, Russia Today (RT) pati thënë se “Serbia duhet të filloj një luftë për ta kthyer Kosovën ashtu sikurse Rusia pati bërë me Krimenë”.  /TV Arbëria

Themes by WordPress