Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > 15 vjeçarja e shoqëruar nga nëna shkon për të abortuar në QKUK, njoftohet Policia

15 vjeçarja e shoqëruar nga nëna shkon për të abortuar në QKUK, njoftohet Policia

Aborti ndonëse është i lejuar ligjërisht në Kosovë, kur bëhet fjalë për të miturit duhet të njoftohet Policia.

Edhe sot, Policia e Kosovës ka marrë një thirrje nga Klinika e Gjinekologjisë e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës se një vajzë e mitur, e moshës 15 vjeçare, ka shkuar për të ndërprerë shtatzëninë.

Burimet, brenda autoriteteve të sigurisë bëjnë të ditur se Policia për këtë rast është njoftuar nga një punëtore sociale.

E mitura për ta ndërprerë shtatzëninë kishte shkuar bashkë me nënën e saj.

Ndryshe, Respektimi i Ligjit për Ndërprerjet e Shtatzënisë në Republikën e Kosovës është miratuar në fillimin e vitit 2019, ndërkaq as para e as pas miratimit të këtij ligji nuk ka të dhëna të sakta për numrin e aborteve. Statistikat mungojnë sidomos nëpër klinikat private aty ku hulumtimet nxjerrin se bëhet numri më i madh i aborteve.

Në Kosovë të vetmet institucione që raportojnë në Ministri të Shëndetësisë për numrin e aborteve janë spitalet publike.