E keni parasysh atë momentin kur nuk keni pothuajse asnjë ide se për çfarë të flisni?
Mundësisht keni kaluar gjithë javën/fundjavën bashkë dhe keni diskutuar pafund? Keni zero plane dhe jeni në shtëpi (ose diku tjetër) të heshtur, në pritje që ai/ajo të flasë. Ekspertët e marrëdhënieve ju sugjerojnë disa pyetje interesante që mund t’i bëni.
1. Nëse do të bëhej një film për jetën tënde, kush do të doje të ishte regjisor dhe kush do të luante rolin tënd?
2. Cila është një pyetje e çuditshme që ke dashur të ma bësh, por nuk e ke bërë kurrë?
3. Cila ka qenë këshilla më e mirë që të ka dhënë gjyshja?
4. Si e imagjinoje veten të rritur kur ishe fëmijë?
5. Nëse alienët do vinin në tokë, çfarë mund t’u dukej interesante për njerëzit?
Pyetje të thjeshta:
1. Nëse do ishe ngjyrë, çfarë ngjyre do ishe?
2. Cili është ushqimi i preferuar i momentit?
3. Cili ka qenë seriali i preferuar gjatë periudhës së rritjes?
Ekspertja e marrëdhënieve Rori Sassoon tregon disa pyetje personale:
1. Kush puth më mirë, ti apo unë?
2. Cila është gjëja më e çuditshme që ke vënë re tek unë?
3. Çfarë zakonesh ke që mendon se i bezdis të tjerët?
4. Për çfarë kam më shumë gjasa të bëhem virale?
5. Nëse paratë nuk do ishin problem, ku do të doje të jetoje?
Pyetjet quiz:
1. Cili është ushqimi im i preferuar?
2. Çfarë më pëlqen të bëj më shumë se çdo gjë në botë?
3. Cila është frika ime më e madhe?
4. Kur isha fëmijë, çfarë doja të bëhesha kur të rritesha?
5. Ngjyra ime e preferuar?
/Arbëria TV