13 persona kanë përfunduar në Spitalin e Pejës pas problemeve me frymëmarrje shkaku i tymit nga zjarri që ka përfshirë një banesë në Pejë.
Në njoftimin e Spitalit thuhet se 7 pacientë po trajtohen në Repartin e Pediatrisë, ndërsa 6 pacientë të tjerë në Emergjencën e Spitali.
Të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.
Rastin për përfshirjen e ndërtesës nga zjarri e kishte konfirmuar paraprakisht për Tv Arbëria, zëdhënësi i Ppolicisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi