Policia e Kosovës ka njoftuar për njjë rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm ditën e djeshme në Llabjan të Novobërdës.
Sipas njoftimit, një fëmijë 12 vjeçar ka marrë veturën dhe ka filluar ta ngasë nëpër oborr. Sipas policisë, motra e tij ka tentuar ta ndalojë dhe e njëjta më pas është goditur nga vetura ku ka pësuar lëndime trupore.
“Fsh. Llabjan, Novobërd 17.08.2025 – 13:10. Është raportuar se një fëmijë rreth 12 vjeç ka marrë veturën e babait dhe ka filluar ta ngasë atë në oborrin e shtëpisë. Motra e tij ka tentuar ta ndalojë, por ajo është goditur me veturë dhe ka pësuar lëndime trupore, e njëjta është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet tutje.