Nga: Sadri Shala
Mbrëmë pata nderin të jem në një takim me liderin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, z. Ali Ahmeti, dhe Kryeministrin e parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, së bashku me deputetin z. Arian Tahiri dhe bashkëluftëtarin z. Arsim Deliu.
Ishte një nder i veçantë të dëgjoja përvojën dhe rrëfimet e z. Ali Ahmetit, një njeri që gjithë jetën ia ka kushtuar çështjes kombëtare.
Historia na ka dëshmuar se shqiptarët, kur janë të bashkuar, janë më të fortë.
Më 12 shtator, z. Ali Ahmeti do të marrë pjesë në protestën e organizuar nga “Liria ka Emër”, në mbrojtje të Çlirimtarëve, të UÇK-së dhe të vlerave të luftës për liri.
Të jemi të gjithë bashkë! 🇦🇱🇽🇰