Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shqipëri > 110-vjetori i Policisë së Shtetit, Begaj: Sakrifica e tyre të shërbejë si frymëzim për të gjithë

110-vjetori i Policisë së Shtetit, Begaj: Sakrifica e tyre të shërbejë si frymëzim për të gjithë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot në 110-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit, shprehu respektin më të thellë për të gjithë punonjësit e Policisë, që kanë shërbyer pranë saj që nga themelimi e deri më sot.

Begaj shprehu falënderim për partnerët ndërkombëtarë që mbështesin dhe ndihmojnë në përsosjen e standardeve në funksion të përmbushjes së misionit të Policisë së Shtetit.

“Mirënjohje për kontributin, mundin, sakrificat dhe përkushtimin e pakursyer të çdo efektivi të Policisë së Shtetit, që e ka mbajtur me nder uniformën në emër të misionit të shenjtë të mbrojtjes dhe garantimit të rendit publik dhe jetës së qytetarëve. Nderim të thellë për të gjithë ata, që në emër të detyrës dhe sigurimit të rendit në vend kanë bërë sakrificën më sublime, duke dhënë jetën në përmbushje të detyrës. Le të shërbejë sakrifica e tyre si frymëzim për të gjithë shqiptarët, me uniformë ose jo, për t’i shërbyer gjithmonë atdheut me përkushtim e vetëmohim.”, shkroi Begaj në Facebook. /TV Arbëria

Themes by WordPress