Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Filipine, duke “groposur” autobusë dhe shtëpi. Si pasojë e rrëshqitjeve të dheut, 110 persona raportohen të zhdukur.
Ndërkohë më shumë se 1,166 familje që jetojnë pranë zonës së prekur nga rrëshqitjet e dheut janë evakuuar në zona më të sigurta.
Rosa Cristina Rosete-Manuel, një zëdhënëse e Komandës Lindore të Ushtrisë Filipine, tha se shpëtimtarët ende shpresojnë të gjejnë të mbijetuar.