Gati tre mijë njerëz humbën jetën kur rrëmbyesit përdorën aeroplanët komercialë si armë, duke i përplasur ata në Qendrën Tregtare Botërore të Nju Jorkut, Pentagon dhe në një fushë në Pensilvani më 11 shtator 2001.
Ky sulm shkatërrues qëndron si një nga ditët më të errëta dhe më tragjike në historinë amerikane./REL
1Fotografja Sara K. Schwittek kapi momentin më 11 shtator 2001, kur një avion i rrëmbyer goditi kullën e dytë të Qendrës Botërore të Tregtisë duke shpërthyer në flakë.
Gati 3.000 njerëz u vranë në sulmet, të cilat riformuan peizazhin global, duke çuar në rritjen e sigurisë dhe luftën kundër terrorit. “11 Shtatori” mbetet një kujtesë solemne e tragjedisë, heroizmit dhe qëndrueshmërisë.
2Presidenti i SHBA-së, Xhorxh W. Bush, duke dëgjuar derisa shefi i shtabit, Andrew Card, e informon atë për sulmet në Qendrën Botërore të Tregtisë sa ai ishte për një vizitë në shkollën fillore “Emma E. Booker” në Sarasota, Florida.
3Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë shihen pas Empire State Building derisa nga to del tymi pas sulmit më 11 shtator. Pamjet e xhiruara nga kjo pikë u transmetuan drejtpërdrejt në mbarë botën, ndërsa ekipet e shpëtimit punonin vrullshëm në vendin e ngjarjes.
4Njerëz të dëshpëruar, disa duke bërë me duar për ndihmë, shikojnë nga Kulla Veriore e djegur e Qendrës Botërore të Tregtisë.
5Imazhi i “Njeriut që bie” tregon dëshpërimin dhe tragjedinë e asaj dite, duke simbolizuar zgjedhjet e paimagjinueshme me të cilat u përballën ata persona që ngecën në kullat që po digjeshin.
6Njerëzit duke ikur të tmerruar ndërsa një re masive tymi e mbeturinash përhapet pas shembjes së një prej kullave të Qendrës Botërore të Tregtisë, duke kapur kaosin dhe dëshpërimin e momentit.
7Pak çaste më vonë, shihen njerëzit duke ecur nëpër rrugët e mbuluara me pluhur e mbeturina, duke mbrojtur fytyrat e tyre nga tymi i dendur që kaploi zonën, duke shfaqur pasojat e shembjes së kullës.
8Marcy Borders e mbuluar nga pluhuri ndërsa strehohet në një zyre të një ndërtese pas shembjes së Kullës Jugore. Imazhi i paharrueshëm simbolizon shkatërrimin dhe traumën që pësuan të mbijetuarit.
9Një helikopter shpëtimi duke fluturuar mbi Pentagon pasi një aeroplan i rrëmbyer u përplas në selinë ushtarake të SHBA-së, duke vrarë 125 njerëz brenda ndërtesës dhe 59 pasagjerë si dhe ekuipazhin në bordin e fluturimit 77 të American Airlines.
10Kalimtarët dhe policia shikojnë ndërsa kulla e dytë e Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork shpërbëhet në një re pluhuri dhe mbeturinash, afërsisht 30 minuta pas shembjes së kullës së parë.
11Një flamur amerikan e valëvit era mes rrënojave pas shembjes së të dyja kullave.
12Zjarrfikësit duke kaluar nëpër rrënojat pranë bazës së Kullës Jugore pas shembjes së Qendrës Botërore të Tregtisë. Punonjësit e shpëtimit kërkuan për të mbijetuar në Ground Zero deri më 23 shtator, kur përpjekjet u zhvendosën te pastrimi dhe rimëkëmbja.
13Një burrë vendos dorën e tij në një mur ku janë vendosur fotot e njerëzve të zhdukur jashtë Spitalit Bellevue në Nju Jork më 16 shtator. Reaguesit e parë dhe punonjësit e rimëkëmbjes, shumë prej të cilëve humbën kolegët, familjen dhe miqtë, vazhduan përpjekjet e tyre për muaj të tërë për të pastruar vendin dhe rimëkëmbur vendin.
14Ballina e gazetës New York Post më 18 shtator 2001 ku shfaqet lideri i Al-Kaedës dhe organizatori i sulmeve të 11 Shtatorit, Osama bin Laden. Presidenti Xhorxh W. Bush e identifikoi Bin Ladenin si të dyshuarin kryesor për sulmet në Nju Jork dhe Uashington.
15Një zjarrfikës vrregullon lulet dhe kujtimet e lëna nga familjarët që humbën të dashurit në Ground Zero pas një ceremonie përkujtimore më 28 tetor 2001.
16Një oficer policie qëndron ulur pranë vendit ku u mblodhën familjarët për të nderuar viktimat e 11 Shtatorit në përvjetorin e parë të sulmeve. Tragjedia mori jetën e 343 zjarrfikësve, 23 oficerëve të policisë dhe 37 teknikëve mjekësorë emergjentë dhe ndihmësmjekëve që sakrifikuan jetën e tyre për t’i shpëtuar të tjerët.
17Njerëzit e mbledhur në Memorialin dhe Muzeun Kombëtar të 11 Shtatorit në 22-vjetorin e sulmeve më 11 shtator 2023. Çdo vit, qyteti i Nju Jorkut nderon viktimat me “Tribute in Light”, duke projektuar dy rreze drite blu në qiell që përfaqësojnë Kullat Binjake./REL