Rreth 5.000 deri 6.000 qytetarë dhe turistë gjatë vitit e vizitojnë Qendrën multimediale “Kiro Gligorov”, ku ndodhet edhe dhoma e tij përkujtimore në Shtip. Në ditën e sotme, para 107 viteve u lind Kiro Gligorov, presidenti i parë i Republikës së Maqedonisë.
Kiril Panajotov i punësuar në Komunën e Shtipit dhe Qendrën multimediale “Kiro Gligorov” thotë se në një ditë kanë pasur 400 persona apo vizitueshmëri rekorde të dhomës përkujtimore të Gligorovit.
“Maqedonia është gjithçka që kemi”, porosiste presidenti i parë i Republikës së Maqedonië, Kiro Gligorov. Panajotov thotë porositë dhe ajo që e fliste Gligorovi po bëhen gjithnjë e më aktuale në vend dhe në rajon.
Kiro GLigorov është i lindur në vitin 1917 në Shtip, ndërsa vdiq më 1 janar 2012 në Shkup. Gligorov ishte President i Republikës së Maqedonisë prej 27 janarit të vitit 1991 deri më 19 nëntor të vitit 1999./Kult Plus/