Ministria e Shëndetësisë në Gaza që drejtohet nga Hamasi ka publikuar shifrat e fundit nga të cilat thuhet se 107 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite gjatë 24 orëve të fundit.
Po ashtu raportohet se 165 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, shkruan TheGuardian.
Në shifrat e përgjithshme që kanë publikuar thuhet se që nga fillimi i sulmeve izraelite që nisën më 7 tetor e deri tani janë vrarë 27 mijë e 238 palestinezë ndërsa 66 mijë e 452 persona të plagosur.
Ministria e Shëndetësisë në shifrat e publikuara nuk ka bërë dallim mes luftëtarëve dhe civilëve.