Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > 104 raste aktive me COVID-19

104 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin e fundit ka njoftuar se ka kryer 94 testime pre të cilave 9 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas institutit, janë shëruar 14 persona, 6 të tjerë janë të hospitalizuar, derisa nuk raportohet për të vdekur.

Përndryshe, që nga paraqitja e rasteve të para në Kosovë, më mars të vitit 2020, nga COVID-19, kanë vdekur 3204 persona.

/TV Arbëria

Powered by WordPress