Ishte viti 1924 kur një grup luftëtarësh nacionalistë shqiptarë të udhëhequr nga Azem Galica bashlë me bashkëshorten Shotën ndodheshin në Arbëri të Vogël. Xhandarmëria serbe rrethuan rajonin dhe filluan një sulm të gjithanshëm.
Megjithëse ishin të paktë në numër dhe të pajisur shumë më keq, luftëtarët shqiptarë bënë një rezistencë të ashpër. Kjo betejë zgjati për orë të tëra, duke rezultuar në humbje të mëdha për të dyja palët. Gjatë kësaj beteje, u dogjën rreth 100 shtëpi, u plagosën rëndë 28 persona dhe u vranë 82 luftëtarë shqiptarë
Postimi nga
Jetnor Hoxhallari :
100 vjetori
Më 15 korrik 1924 u zhvillua në Galicë beteja e fundit e Azem dhe Shote Galicës, që në histori njihet me emrin: Epopeja e Arbërisë së Vogël.
Mirënjohje dhe nderim përjetë,.
Të luftosh për Shqipërinë ose mbetesh pa varr fare (si shumica e firmëtarëve të Pavarësisë), ose përfundon rrugëve me “disa varre”…!Kur Shote Galica do të prehet e qetë në një varr të identifikuar, me nderimet e duhura pranë Azem Galicës?!