Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > 100 biçikleta të reja që do të përdoren për transport publik kanë ardhur në Prishtinë

100 biçikleta të reja që do të përdoren për transport publik kanë ardhur në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se 100 biçikleta të reja, të cilat do të përdoren për transport publik, tashmë kanë ardhur dhe shpejt do të fillojnë me krijimin e 10 stacioneve ku do të vendosen.

Rama ka shkruar në të njëjtën kohë jemi duke krijuar shtigje të reja për biçikleta, të cilat do të lehtësojnë udhëtimin me to, duke e bërë më të sigurt.

“Përdorimi i biçikletës ndihmon në reduktimin e ndotjes së ajrit e po ashtu në përmirësimin e shëndetit tonë fizik e mendor”, ka shkruar Rama.

/TV Arbëria