Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kuriozitete > 10 gjërat që duhet bërë në punën tuaj të re

10 gjërat që duhet bërë në punën tuaj të re

Lajm i shkëlqyer! Ju më në fund keni filluar punën pas disa muaj aplikimesh dhe intervistash të ndryshme.

Tashmë do të takoni bashkëpunëtorët tuaj të rinj, duke u përpjekur për të bërë një përshtypje të mirë të parë, duke u përpjekur të përshtateni me kulturën e kompanisë.

Një punë e re shpesh shoqërohet me një ankth pasi çdo gjë është e re aty dhe nuk e dini ende se si të përshtateni dhe a do të jeni të bëni punën ashtu si e kërkojnë eprorët tuaj.

Ekspertë të ndryshëm të punësimit inkurajojnë të bëni disa gjëra gjatë muajit të parë të punës në mënyrë që të përshtateni sa më mirë dhe të krijoni një bashkëpunim të mirë pune me kolegët e tjerë.

  1. Gjëja më e rëndësishme që duhet të bëni është të lidhni kontaktet me të gjithë kolegët tuaj të rinj. Nëse je një udhëheqës i ri i ekipit, kjo është dyfish e rëndësishme. Mos harroni se ato lidhje nuk duhet të jenë vetëm me njerëzit në departamentin tuaj, por edhe me sektorët e tjerë dhe sa më shpjeta ta bëni këtë do të zgjeroni horizontet më herët.
  2. Jini të hapur dhe të ndershëm, por pozitivë. Të gjithë e dimë se përshtypjet e para janë të rëndësishme. Buzëqesh kur takon njerëz të rinj dhe bëjeni të ditur se sa i lumtur jeni që ndodheni në këtë kompani.
  3. Hartoni planeve specifike në fillim pasi nuk do të dëshironi që të filloni të ndryshoni gjithçka menjëherë. Kërkoni detyra të vogla dhe të padëmshme që mund të kryeni për të përmirësuar mënyrën se si gjërat janë bërë.
  4. Identifikoni arritjet tuaja dhe mos lejoni që menaxherët tuaj të harrojnë atë. Jo se duhet vazhdimisht të mburremi për sukseset tuaja, por sigurohuni që të merrni vlerësimin e duhur për atë që keni arritur.
  5.  Gjeni një shok dhe koleg pune ku do të mbështeteni për çdo gjë. Gjeni një shok pune (jo shefin tuaj) me të cilin mund të bisedoni kur keni një pyetje lidhur me funksionimin e kompanisë apo paqartësive lidhur me punën.
  6. Kur keni dyshime mos hezitoni të pyesni për të qartësuar veten. Nëse nuk jeni të qartë në zinxhirin e komandës, cilat individë janë përgjegjës për atë, ose se si funksionon një punë e caktuar, është gjithmonë më mirë të kërkoni ndihmë dhe sqarime në vend që të heshtni.
  7. Mësoni çdo gjë që kërkohet nga ju, janë detyrimet dhe përgjegjësitë tuaj në mënyrë që të jeni të përgatitur në të ardhmen. Është mirë të dini se për çfarë duhet të përgjigjeni që të mos dalin keqkuptime në të ardhmen se kujt i takonte ajo punë për tu bërë.
  8. Qëndroni gjithmonë të organizuar pasi do ju ndihmojë të jeni të rregullt dhe të arrini në kohë objektivat tuja të punës. Një tavolinë e çrregullt mund të dërgojë një mesazh shumë të qartë tek bashkëpunëtorët tuaj.
  9.  Kur filloni një punë të re, mund të gjeni veten të hutuar apo të frustruar nga disa nga proceset e reja të punës. Mësoni se si kanë filluar të bëhen këto gjëra në këtë mënyrë dhe pse. Ju mund të gjeni se procesi, pa marrë parasysh sa i ngathët apo joefikas duket, është, në fakt, mënyra më e mirë për të përmbushur të gjitha nevojat e kompanisë.
  10. Identifikoni mundësitë e rritjes në detyrë. Përmirësimi i një procesi të dobët është një mënyrë e shkëlqyeshme për të bërë shenjën tuaj në një kompani. Vetëm mos harro të mos dalësh jashtë zinxhirit të komandës ose të bësh një ndryshim të madh pa e sjellë atë tek njerëzit të cilët duhet të dinë së pari.

Themes by WordPress