Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > 10 gjëra që ndoshta nuk i dinit mbi frymëmarrjen

10 gjëra që ndoshta nuk i dinit mbi frymëmarrjen

Sigurisht, frymëmarrja nëpërmjet maskave nuk është aq e këndshme, por tashmë jemi mësuar me to: duhet të mbrohemi nga Covid-19, dhe të parandalojmë përhapjen e koronavirusit dhe varianteve të tij. Nga ana tjetër, nuk mund të mos marrim frymë.

Pasi nëpërmjet frymëmarrjes ne mund të furnizojmë mushkëritë tona me oksigjenin e nevojshëm, për të mundësuar funksionimin e pjesën tjetër të trupit dhe trurit të funksionojë. Ja cilat janë 10 kuriozitete shkencore rreth këtij mekanizmi magjepsës të jetës.

1. Mësoni të merrni frymë si duhet

Një nga veçoritë e frymëmarrjes është, se ndonëse është një proces autonom, që kryhet në mënyrë spontane edhe në momentet e pavetëdijshme, si për shembull kur flemë, ajo është në të njëjtën kohë një mekanizëm që mund të modulohet vullnetarisht. Për më tepër, ne mund tndryshojmë mënyrën e frymëmarrjes jo vetëm momentalisht, por edhe për një periudhëafatgjatë, duke mësuar zakone të reja përmes praktikave të shumta, si për shembull Joga.

2. Frymëmarrja në shifra

Në kushte normale, të rriturit marrin frymë 1220 herë në minutë, dhe deri 20 mijë herë në ditë. Kjo do të thotë se mesatarisht ne mund të thithim dhe nxjerrim rreth 8 litra ajër në minutë, dhe 11.520 litra ajër në 24 orëPor nga kjo sasi vetëm rreth 21 për qind përmban oksigjen, ndërsa 78 për qind është azot, dhe 1 për qind.

3. Futim ajër, nxjerrim ujë

Nëse frymëmarrja na lejon që të thithim oksigjen nga ajri, ne nxjerrim shumë ujë gjatë nxjerrjes së tij. Sipas përllogaritjeve të revistës polake Pneumonologjia dhe Alergologjia”kur janë në qetësi, njerëzit nxjerrin përmes frymës deri në 17.5 mililitra ujë në orë, një sasi që rritet me rreth herë kur kemi një sforcim fizik.

. Gratë dhe burrat

Sipas revistës shkencore FASEB Journal, femrat e kanë më të vështirë të marrin frymë sesa meshkujt kur kryejnë një ushtrim fizik të fortë. Arsyeja? Madhësia më e vogël e rrugëve të frymëmarrjes, e cila e shton punën e muskujve të sistemit të frymëmarrjes. Në të ardhmen kjo veçori, mund të na ndihmojë të hetojmë diversitetin me të cilin shfaqen disa sëmundje të mushkërive ndërmjet gjinive.

5. Është më e mirë frymëmarrja me hundë

Ajo është më e preferueshme sesa ajo me gojë, pasi ju jep mundësi të filtroni ajrin e thithur, duke e pastruar atë. Dhe sipas një studimi të botuar në Gazetën Braziliane të Otorinolaringologjisë, frymëmarrja me gojë mund të modifikojë rritjen e fytyrës, dhe të shkaktojë ndryshime morfologjike në të gjithë trupin.

6. Mushkëritë: Si sfungjerë shumë të gjatë

Ajri që thithim filtrohet më tej nga mushkëritë, të cilat luajnë një rol jetik në frymëmarrje. Përveçse janë sfungjerë të mahnitshëm, mushkëritë janë shumë të mëdha. Sa për të krijuar marrë një ide, sipërfaqja e tyre e brendshme, do të zinte një sipërfaqe të barabartë me atë të një fushe tenisi (rreth 80 metra katrorë).

7. Barometri i emocioneve

Mënyra se si marrim frymë lidhet ngushtë me gjenden tonë psikologjikesidomos kur kalojmë me shpejtësi nga një emocion tek tjetri për shkak të stresit. Ushtrimet specifike të frymëmarrjes, mund të na ndihmojnë të menaxhojmë emocionet si zemërimi dhe frika, duke përmirësuar jo vetëm humorin, por edhe shëndetin në përgjithësi.

8. Kundër ankthit dhe stresit

Disiplina të tilla si joga, të cilat fokusohen tek frymëmarrja, mund të na ndihmojnë taluftojmë depresionin. Për ta vërtetuar këtë, një studim i Universitetit të Pensilvanisë nëSHBA, që vlerësoi efektet e Jogës tek 25 pacientë me çrregullime të rënda depresivezbuloi përfitime të barabarta ose më të mëdha se sa ato nga përdorimi i barnave kundër depresionit.

9. Më pak uri

Sipas një studimi të publikuar në vitin 2017 në Psikofiziologjinë e Aplikuar dhe ReagiminBiologjik, frymëmarrjeve më të thella mund të ndihmojnë në reduktimin e oreksit. Në fakt, disa teknika të frymëmarrjes së ngadaltë, kanë rezultuar të jenë shumë efektive për të luftuar dëshirat për ushqim, duke ndihmuar shumë ata që janë në dietë.

10. Më shumë gjumë

Frymëmarrja e duhur, është gjithashtu një ilaç për një gjumë më të mirë. Sipas një studimi të botuar në vitin 2020 në revistën Nature”, të kryer tek të rinjtë pa çrregullime të gjumit, ngadalësimi i frymëmarrjes para se të bini në gjumë, mund tju bëjë të shijoni një pushim më të thellë dhe të rrisni cilësinë e gjumit. / bota.al

Powered by WordPress