Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > 10 ARTISTËT AMERIKANË QË DUHET TË NJIHNI: Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një qiri i krijimit artistik dhe lider i fuqisë artistike!

10 ARTISTËT AMERIKANË QË DUHET TË NJIHNI: Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një qiri i krijimit artistik dhe lider i fuqisë artistike!

Që nga
mesi i shekullit të 20-të, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë lider të tregut
të artit. Dhënia e çmimit të “Luanit të Artë” amerikanit Rauschenberg në
Bienalen e Venecias së vitit 1964, dëshmoi ndryshimin e kryesimit të artit nga
Shkolla e Parisit tek Shkolla e Nju Jorkut. Sot, përveç muzeve të tij me
koleksionet më prestigjioze, “Molla e Madhe” (referuar qytetit të Nju Jorkut) është
qyteti me më shumë galeri arti. Në fakt, më shumë sesa 100,000 arstistë kanë
ngirtur studiot e tyre atje, duke përfituar nga mundësitë për të provuar fatin
e tyre me më shumë se sa 1,500 galeri. Artistët amerikanë të shekullit të 20-të
ishin katalizatorët e artit modern dhe bashkëkohor.

Tani
Artsper ju prezanton me 10 më të famshmit prej tyre!

MENTORËT E ARTIT MODERN

Edward Hopper (1882-1967):

Ndërmjet Realizmit dhe Simbolizmit të mënyrës
amerikane të jetës

Ai
ishte piktori i Amerikës urbane në fillim të shekullit të 20-të. Duke i dhënë
pikturave të tij të jetës së përditshme një atmosfere mistike, Edward Hopper ia
doli që të sublimonte subjektet më të padëmshme.

I
lindur në Nju Jork, ai u trajnua si një ilustrator përpara se të studionte në
një shkollë pikture. Ai ka udhëtuar disa herë në Evropë në fillim të viteve
1900. Atje, ai ishte më shumë i interesuar për Impresionistët, të tillë si
Monet dhe Degas, më pas tek avantgarda kubiste e kohës së tij. Në vend të përfaqësimeve
abstrakte, Hopper preferonte përfaqësimet natyraliste të peisazheve dhe
zakoneve bashkëkohore. Pas kthimit të tij në Shtetet e Bashkuara, artisti
filloi një karrierë si një artist tregtar përpara se të vendoste që t’i përkushtohej
tërësisht pikturës.

Ishte
gjatë periudhëss së ndërluftës që ai fitoi një lloj prestigji. I apasionuar
rreth arkitekturës, në fillim ai prodhoi akuarele të shtëpive me papafingo të
shekullit të 19-të, të cilat vlerësoheshin shumë nga koleksionistët. Sipas mënyrës
së Impresionistëve, subjektet e tij përfshijnë godina të pikturuara në kohë të
ndryshme gjatë ditës. Ai preferonte lindjet dhe perëndimet e diellit, duke
treguar për tërheqjen e tij ndaj paraqitjes së variacioneve të dritës.

Më vonë
ai protretizoi shoqërinë amerikane që po ndryshonte dhe tani konsiderohet si përfaqësuesi
kryesor i realizmit amerikan. Tek skenat e tij rrezaton gjithmonë një farë
melankolie. Në këtë vepër “Grabitqarët e Natës”, ajo mëshirohet nga vetmia e
personazheve të saj, të izoluar dhe të heshtur. Ajo është gjithashtu një shenjë
nostalgjie për një Amerikë të shkuar, e cila po urbanizohej po ashtu siç po
individualizohej…

Si një
dëshmitar i çmuar i kohës së tij, ai ia doli që të bënte të pavdekshme kohën e
pezulluar në telajot e tij. Teatraliteti i kompozimeve të tij, i arritur nga
kontrasti i fuqishëm ndërmjet hijeve dhe dritës së papërpunuar, do të jetë një
burim frymëzimi për botën e fotografisë dhe të kinematografisë.

Man Ray (1890-1976):

Nga Dadaizmi tek Surrealizmi

Piktor,
skicues, drejtues dhe dizenjues…Ky artist, ka qenë më shumë i njohur si
fotografi i Surrealistëve.

Pas
studimeve të tij në dizanj industrial, ai refuzoi që të hynte në shkollën e
arkitekturës për t’iu përkushtuar tërësisht artit. Duke u vendosur në Nju Jork
në villim të viteve 1910, ai frekuentonte galerinë “291” të Alfred Stieglitz. Stieglitz
e prezantoi atë me teknikën e fotografisë dhe shumë artistë të avantgardës
evropiane. Në vitin 1913, ai mori pjesë në Show-n Armory. Kjo ishte ekspozita e
parë ndërkombëtare e artit modern, duke sjellë së bashku përfaqësuesit e
Fauvizmit, Kubizmit dhe Futurizmit. Pas një ekspozite të parë solo në vitin 1915,
ai iu bashku lëvizjes Dada. I lindur si një reagim ndaj absurditetit të Luftës
së Parë Botërore, kjo lëvizje intelektuale, letrare, dhe artistike
karakterizohej nga një refuzim radikal i vlerave politike, sociale dhe ideologjike
të shoqërisë. Ishte gjatë kësaj periudhe që ai filloi eksperimentimin me fotografinë.


vitin 1921, ai u largua nga Amerika për në Paris ku vazhdoi kërkimet e tij dhe
zbuloi rastësisht një teknikë të re fotografike: “rrezografinë”. Duke ekspozuar
një fletë letre të bardhë të ndjeshme ndaj dritës në dritë, pjesët e pambuluara
nga objektet errësoheshin. Më pas, ai përftonte përfaqësime me forma
fantazmagorike, të cilat përbëjnë peisazhe ëndërronjëse dhe misterioze ku
objektet e përditshme transhendohen. Në të njëjtën kohë, ai u përfshi në lëvizjen
surrealiste, ku ai mori pjesë në të gjitha ekspozitat nga vitit 1925 e tutje. Në
vitin 1929, ai u takua me Lee Miller, e cila u bë e dashura dhe asistentja e
tij. Së bashku, ata shfrytëzuan potencialin estetik të solarizimit, një proces
fotografik që konsiston në ekspozimin e një fotografie shumë herët. Në këtë mënyrë,
zonat e errëta dhe të ndriçuara përmbysen.

Midis
artistëve më të rëndësishëm amerikan në historinë e artit, Man Ray ishte ai që revolucionalizoi
artin e fotografisë!

Norman Rockwell (1894-1978):

Hiper-realizmi i Rrëfimtarit të Amerikës

I
njohur për ilsutrimet e revistave, veprat e Norman Rockwell gjurmojnë
historinë e Shteteve të Bashkuara nga periudha e ndërluftës deri në periudhën e
pasluftës.

I
magjepsur nga vizatimi që nga fëmijëria e tij, ai hyri në Akademinë Amerikane të
Dizanjit në Nju Jork në moshën 16 vjeçare. Më pas, në një kohë të dytë, ai u
bashkua me Ligën e Studentëve të Artit, një shkollë prestigjioze e Arteve të
Bukura. I talentuar, edhe përpara se të arrinte moshën madhore, ishin revistat
rinore ato që porostitën ilustrimet e tij të para.

Viti
1922, shënoi një pikë kthese në karrierën e tij. Ai pikturoi kapakun e tij të
parë për gazetën e fashme ‘The Saturday Evening Post’. Ajo u ndoq nga një bashkëpunim
47 vjeçar gjatë së cilës Rockwell prodhoi 321 kapakë më shumë. Në një stil
realist, si fotografi, ai portretizonte jetën e përditshme të klasës së mesme
amerikane, gjithmonë me mirësi dhe ndonjëherë me humor. Në këtë mënyrë, ai është
asociuar me lëvizjen e rajonalizmit amerikan.

Gjatë
Luftës së Dytë Botërore, ilustrimet e tij afirmojnë pjesëmarrjen e tij në përpjekjen
e luftës. I frymëzuar nga fjalimi i Presidentit Roosevelt, në vitin 1943 ai prodhoi
një seri me katër piktura të titulluara “Katër Liritë”. Fjalimi i Franklin
Roosevelt synonte ngritjen e moralit amerikan duke shpallur një të ardhme më të
mirë. Kjo mbështetet tek të drejtat e njeriut dhe katër liritë: liria e fjalës,
liria e adhurimit, liria nga frika dhe dëshira. Piktori më pas zgjodhi që t’i
transkriptonte këto katër koncepte në skenat e jetës së përditshme. Ai kërkon që
t’i tregojë amerikanëve që ata nuk janë vetëm ideale abstrakte.


vitet në vijim, teksa suksesi i këtyre katër imazheve e bëri atë shumë të
fashmshëm, porositë e tij ranë. Në të vëtëtë, gazetat filluan që të preferonin
fotografinë sesa ‘cartoons’ të shtypit. Për më tepër, deri në fund të jetës së
tij, ai do të kërkojë që ta përdorë artin e tij për të mbrojtur kauzat që janë
më afër zemrës së tij: të drejtat civile, luftën kundër segregimit, varfërisë
dhe luftës. Ai ishte një nga artistët amerikanë më të përfshirë politikisht të
kohës së tij.

Jackson Pollock (1912-1956):

Pioneri i pikturimit me pikim/gjestural

Një
piktor amerikan i Ekpresionizmit Abstrakt, veçanërisht i famshëm për praktikën
e tij të pikturës në aksion/në veprim, Jackson Pollock ishte një influencë kryesore mbi
piktorët amerikan bashkëkohor. Vdekja e tij në shenjtërim të plotë botëror, e
ka fuqizuar legjëndën e artistit të mallkuar.

Duke e
kaluar fëmijërinë e tij në një mjedis të rrezikshëm, ndërmjet mungesës së babit
dhe autoritetit të së ëmës, ai u kthye në një të alkoolizuar në një moshë shumë
të re. Në moshën 11 vjeçare, vizita e tij në një rezervë indiane dhe zbulimi i
motiveve abstrakte të ashtuquajtura art “primitiv” do të lenë një përshtypje të
thellë tek ai. Për Pollock, arti është, mbi të gjitha, një vepër arti. Ajo e
lejoi atë që të shprehte emocionet e tij dhe të çlironte vetveten nga ankthet,
inatet dhe zemërimi i tij. Në pikturat e tij në aksion, afër me performancat, është
veprimi i pikturës dhe jo piktura ajo që ka rëndësi.

Duke
jetuar një pjesë të madhe të jetës së tij në mjerim gjatë Depresionit të Madh,
ai përfitoi nga Projekti i Artit Federal. I ngritur nga qeveria Roosevelt si
pjesë e politikës së Paktit të Ri, ky program mbështeti artistët amerikanë nëpërmjet
porosive të mëdha publike. Ai u bashkua me seksionin e “Pikturës Murale” në
vitin 1935, por u përjashtua në vitin 1938 për mosparaqitjen në punë. Në këtë
kohë, ai filloi një program çintoksikimi.


vitin 1943, ai mori pjesë në ekspozitën e parë kryesore të organizuar nga një
koleksionuese e famshme amerikane e artit modern, Peggy Guggenheim. Midis anëtarëve
të jurisë, Piet Mondrian dhe Marcel Duchamp u shprehën në favor të tij, kaq
shumë saqë patronia e famshme e arteve i ofroi atij një pagë mujore dhe i përkushtoi
atij një ekspozitë personale. Ndonërkohë që, ai po krijonte gradualisht një emër
më vete në botën e artit, në vitin 1947 ai filloi praktikën e kullimit/pikimit.
Kjo teknikë, konsiston në derdhjen e kovave me bojë direkt në telajo. Nëpërmjet
kësaj teknike të re të të punuarit horizontalisht, ai u nda nga kodet
tradicionale të praktikës piktoreske, duke iu dorëzuar tërësisht artit abstrakt
total.

Megjithatë,
në kulmin e suksesit të tij, ai ishte i përndjekur nga djajtë e tij të vjetër.
I mbytyr në alkool, ai vdiq në një aksident me makinë, duke e ngarë makinën në gjendje
të dehur.

Artistët kryesorë të kulturës amerikane
pop

Andy Warhol (1928-1987):

Babai i Artit Pop

Ai e ktheu
artin në një produkt konsumi duke i dhënë në të njëjtën kohë objekteve të jetës
së përditshme statusin e veprave të artit. Andy Warhol konsiderohet me të drejtë
si një nga themeluesit e Artit Pop.

Warhol
vinte nga një background i klasës së ulët punëtore të Pittsburgh-ut dhe ishte
djali i emigrantëve sllovak. Ai ia doli të hynte në universitet për të studiuar
për Artet e Bukura. Pas diplomimit, ai u vendos në Nju Jork në vitin 1949. Atje
ai filloi një karrierë si një artist tregtar për revistat e artit dhe shpejt
fitoi një reputacion të konsiderueshëm në botën e reklamave.

Në fund
të viteve 1950, ai iu përkushtua pikturës. Në fillim, ai u frymëzua nga
grafikat dhe librat komik. Por ishin pikturat e tij mbi objektet konsumatore,
duke filluar me Kanaçet e Supave të Campbell-it, të cilat do të hynin në
historinë e artit. Për të përmbushur një kërkesë thuajse në masë, ai filloi përdorimin
e printimeve në serigrafi në vitin 1962. Kjo teknikë printimi i mundësoi atij të
prodhonte veprat e tij në sasi industriale në një mori ngjyrash goditëse.
Portretet e tij të njerëzve të famshëm, të tillë si Marilyn Monroe, janë sot të
pranishme në panteonët fotografikë të institucioneve më të mëdha të artit
modern të botës.

Më vonë,
në vitin 1964, ai hapi “Fabrikën” e tij, Meka e jetës artistike të Nju Jorkut.
Ajo ishte njëherësh një punishte produksioni dhe një studio regjistrimi për
filmat e tij eksperimentalë.

I famshëm
gjatë jetës së tij dhe i njour si një ikonë e Artit Pop, ai u kthye nga fundi i
jetës së tij, në fund të viteve 1980 në një patron të arteve. Duke bashkëpunuar
me artistë në zhvillim të tillë si Jean-Michel Basquiat dhe Keith Haring, ai e
ktheu emrin e tij në një brand.

Keith Haring (1958-1990):

Aktivizëm përmes artit të rrugës

I
njohur në të gjithë botën për freskot e tij me figura shumëngjyrëshe me linja të
trasha të zeza, Keith Haring është gjithashtu
i njohur si një nga artistët amerikanë të anagzhuar në
luftën kundër homofobisë dhe AIDS.

Ashtu
si Andy Warhol, ai kishte lindur në Pittsburgh dhe filloi që të studionte
grafikën e reklamave. Megjithatë, duke dëshiruar që të eksperimentonte lirshëm
me vetë kërkimin e tij artistik, ai u largua për në Nju Jork. Atje, ai u frymëzua
nga grafiti. I etur për ta nxjerrë artin jashtë kornizës për të arritur një
audiencë më të madhe, ai filloi që të vizatonte me shkumës në tabelat e zeza të
reklamave nëpër metro. Në të njëjtën kohë, duke frekuentuar bashkëkohësit e tij
artistik të Nju Jorkut nëntokësor, ai pati ekspozitat e tij të para në galeri.
Në fund, ai u ftua në Bienalen e Parist të vitit 1985, ndërkohë që ai ishte në
mesin e ngritjes së tij ndërkombëtare.

Pas
pamjes së vizatimeve të fëmijëve, me forma sintetike, ai trajton tematika
serioze të tilla si racizmi, dhuna, drograt, dhe shkatërrimi i mjedisit. Duke e
shprehur vetveten në rrugë, ai kërkon të ketë një vizibilitet më të madh për të
denoncuar paragjykimet sociale. Për këtë qëllim, ai merr pjesë në programet e edukimit
të të rinjve për të rinjtë dhe i përgjigjet disa porosive/komosioneve publike.
Për shembull, ai ka ekzekutuar një fresko në një nga muret e Spitalit Necker në
vitin 1987.

Duke e
ditur që ai po vuante nga AIDS në vitin 1988, ai e vendosi artin dhe famën e
tij në shërbim të kauzës LGBT dhe luftës kundër sëmundjes. Për këtë qëllim, ai
krijoi Fondacionin Keith Haring në vitin 1989. I udhëhequr nga një dëshirë për
të ndryshuar botën, ai vdiq në moshën 31 vjeçare. Pavarësisht jetës së tij të
shkurtër, trashëgimia e tij, artistike dhe sociale, nuk ka qenë më pak e
konsiderueshme.

Jean-Michel Basquiat (1960-1988):

Ngritja e artit urban në rangun e arteve
të bukura

Ai është
në nga artistët më të famshëm afrikano-amerikanë në botë. Në vitin 2017,
thuajse 30 vjet pas vdekjes së tij, një nga veprat e tij u shit në një ankand për
një çmim rekord prej më shumë sesa 110 milionë euro. Kjo e bën Jean-Michel
Basquiat, një nga artistët amerikanë më të shtrenjtë në botë.

I
lindur në Brooklyn nga një baba haitian dhe një nënë spanjolle, ky gjeni i çmuar
vizatimesh prodhoi grafitin e tij të parë në moshën 16 vjeçare. Ai fillon që të
nënshkruajë nën pseudonimin SAMO (“I njëjti mut”, fjalë për fjalë nga
anglishtja “I njëjti mut”). Basquiat përcakton tonin: e nje temperamenti
protestant, ai refuzon që të konformohet ndaj diktateve të shoqërisë.

Ambicioz
për t’u bërë artisi i parë zezak amerikan i njohur ndërkombëtarisht, ai ia doli
që të spikatej nga idhulli i tij, Andy Warhol. Ky i fundit e prezantoi atë me
pronarët e galerive më të mëdha të Nju Jorkut. Veprat e tij, të një veçanësie të
madhe, na frikësojnë po aq shumë saç na magjepsin. Në të vërtetë, ato përmbajnë
një dhunë të madhe. Me evokime të shumta ndaj vdekjes, kompozimet e tij karakterizohen
nga prezatimi i elementëve klanor nga trashëgimia e tij kulturore. Kërkimi i
tij për identitit e shtyn atë që të denoncojë shtypjen e minoriteteve, duke përfaqësuar
një botë kaotike me një simbolizëm të fuqishëm. Së fundmi, si një fëmijë i
kulturës Pop, ai përzien teknika të ndryshme në të njëjtin kompozim: grafiti,
pikturë, kolazhe. Ai shpërfill traditat e pikturimit dhe mjegullon kufijtë e
arteve të bukura.

Vdekaj
e tij pas një overdoze i dha fund karrierës së tij në moshën 28 vjeçare. Një
karrierë, padyshim e shkurtër, për veçanërisht prodhimtare: ai prodhoi më shumë
sesa 800 piktura dhe 1,500 vizatime. Sëmundja e tij kronike, e perceptueshme në
tiparet agresive të kompozimeve të tij, precipitoi në mënyrë paradoksale fundin
e tij, po aq shumë sa edhe suksesin e tij.

Artistët Bashkëkohorë në zhvillim

Jeff Koons (1955):

Apogjeu i Artit Tregtar

Ndonëse
është një nga artistët amerikan më të famshëm të shekullit të 21-të, Jeff Koons është gjithashtu një nga më polemizuesit.
Veprat e tij denigrohen nga disa si art industrial apo të si sajuara sipas disa
të tjerë. Megjithatë, ato janë më të shtrenjtat në botë dhe ekspozohen nga
institucionet lidere të artit në botë. Një histori suksesi!

I tërhequr
nga arti në një moshë shumë të re, Jeff Koons nuk arriti suksesin që kishte
shpresuar me krijimet e tij të para. I detyruar që të punonte si një broker
financiar, nuk do të ishte deri në vitet 1980 që skulpturat e tij monumentale,
që përfaqësojnë mallrat e konsumit në masë të tilla si Balona Qen e tij dhe
Lepujt e Fryrë, u bënë të famshme tek koleksionuesit. Më pas, ai krijoi, në
stilin e Andy Warhol, një studio në Nju Jork me tridhjetë asistentë. Sot, studioja
është kthyer në një fabrikë, me më shumë sesa 100 punonjës., Kështu, veprat e
stampuara si Jeff Koons nuk bëhen më prej duarve të tij.


fakt, produksionet në çelik që nuk ndryshken të Jeff Koons, janë në një linjë
me Artin Pop, duke u frymëzuar nga imagjinata popullore. Ai i devijon ato duke
u dhënë atyre një karakter industrial, duke zbuluar një farë afrimiteti me të
gatshmet të Marcel Duchamp. Megjithatë, nëse Andy Warhol e solli artin në epokën
industriale, njeriu i financave e solli atë në epokën e globalizmit. Ikonat e
tij ‘kitsch’ mund të shikohen nëpër të gjithë botën…Dhe kjo jo pa shkaktuar
pak skandale!

Në vitin
2008, ai ekspozoi një duzinë të skulpturave të tij tek Pallati i Versajës, ku
po mbahej një event në emër të mbrojtjes së “Pastërtisë artisitike franceze”. Më
së fundmi, ishte “Buqeta me Tulipanë” e tij që shkaktoi një debat të madh. Në të
vërtetë, tributi ndaj viktimave të sulmeve të Parisit të viteve 2015 dhe 2016 janë
kritikuar për kontributin e tyre në shëmtimin e hapësirës publike. Për më tepër,
artisti në shumë raste është akuzuar për plagjiaturë, duke ripërvetësuar
subjektet nga fotografitë apo reklamat ekzistuese. Fakti mbetet që mbretërimi i
Jeff Koons duket se ka një të ardhme të ndritur përpara tij! Në maj të vitit
2019, duke arritur çmimin prej 91.1 milionë euro, ankandi i veprës së tij të
artit me “Lepurin” e ktheu atë në artistin e gjallë më të shtrenjtë në botë.

JonOne (1963):

Shenjtërimi i Grafitit në Artin e 11-të

I konsideruar
si një nga artistët amerikanë më të rëndësishëm të ekspresionizmit abstrakt në
botën e grafitit, JonOne, është po aq shumë një pasardhës i Jackson Pollock sa
edhe i Jean-Michel Basquiat. Pa asnjë dyshim që suksesioni i artistëve amerikanë
është i sigurt!

Ai lindi
në qytetin e Nju Jorkut, në lagjen e klasës së mesme të Harlem-it, dhe me
origjinë afro-amerikane, si Jean-Michel Basquiat. Si adoleshent, ai endej nëpër
metrotë e Nu Jorkut ku ai bëri etiketat e tij të para. Sipas tij, “metroja është
një muze që kalon nëpër qytet,” duke e konsideruar grafitin si një formë arti më
vete.

Takimi i
tij me artistin francez të grafitit Bando ishte vendimtare për pjesën tjetër të
karrierës së tij. Ky i fundit e bindi atë që të bashkohej me të në Paris. Atje,
duke braktisur asfaltin pa braktisur bombat e tij me bojë, ai u vendos në vitet
1990 në një punishte. Atje ai prodhoi pikturat e tij të para. Ai u spikat shpejt
dhe ekspozoi në galeritë më të rëndësishme të artit bashkëkohor francez.

JonOne
ia del që të prekë publikun me ndjeshmërinë dhe me poezinë që buron nga
pikturat e tij. Duke e lejuar imagjinatën e tij që të rrjedhë e lirë, ato e
lejojnë atë që të, sipas fjalëve të tij, të hapë vetveten. Duke iu larguar çdo
reference figurative, ai e lejon vetveten që të rrëmbehet nga lëvizja, ngjyrat
dhe energjia e qyteteve. Nga këndej e tutje, vetëm impulsi i emocioneve të tij
udhëheq gjestet e tij. Prej tyre rrjedhin vija të ndritshme dhe ngjyra
spontane.

Në kryqëzimin
e abstraksionit lirik dhe artit urban, artit modern dhe artit bashkëkohor, JonOne
ia del që të përfitojë nga trashëgimia e tij artistike amerikane për të na
ofruar ne rilindjen e tij. Hegjemonia e artistëve amerikanë në historinë e
artit është shumë larg fundit!

Shepard Fairey (1970):

Anagazhimi Politik i Artit të Rrugës

Ai është i famshëm
për dizenjimin e posterave të fushatës së Barack Obama për zgjedhjet
presidenciale të vitit 2008. Duke treguar se arti i rrugës ka një vend në
politikë, Instituti i Bostonit të Artit Bashkëkohor e ka vlerësuar
atë si artistin me më
shumë influencë të artit të rrugës.

Duke dizenjuar t-shirts dhe skateboards kur ishte një
adoleshent, Shepard Fairey, hyri në Shkollën e Ishullit Rhode të Dizanjit në vitin
1989. Me një grup studentësh, ai krijoi stickers dhe postera që paraqisnin mundësin
francez Gjigandin André. Ato u bënë virale dhe u përhapën nëpër të gjithë botën.
Në vitin 1998, duke e asociuar imazhin me fjalën “Obey” (që do të thotë “bindu”),
ai e ktheu këtë pardodi propagande në firmën e tij.

Por është më shumë
falë posterit të tij Hope (shpresë) që ai fitoi famë ndërkombëtare. Duke mbështetur
kandidaturën e presidentit të ardhshëm Barack
Obama, ai krijoi një seri posterash. Më e famshmja është një portret i
politikanit në ngjyrat e Amerikës. Emblema e fushatës presidenciale të Omaba-s,
ajo përfaqëson një kandidat të kthyer me vendosmëri për nga e ardhmja. I përhapur
nëpër botë, posteri doli në faqe të parë të revistës “Time”. Galeria Kombëtare
e Portreteve në Washington më në fund bleu origjinalin.

Që nga atëherë, ai ka pasur një sërë ekpozitash duke
vazhduar në të njëjtën kohë aktivitetet e tij si artist rruge. Ai ka ekzekutuar
disa fresko në mure ndërtesash në godina të qeverisë vendore franceze në vitet 2012
dhe 2016. Një prej tyre përfaqëson një Marianne të rrethuar nga moto kombëtare “Liria,
Barazia, Vëllazëria”. Ajo u krijua pas sulmeve të 13 nëntorit 2015. Kështu, ajo
është një dëshmi e angazhimit të tij të përjetshëm për mbrojtjen e kauzave të mëdha, të
tilla si demokracia dhe liria. 8 vite pasi ishte investuar në fushatën
zgjedhore, Shepard Fairey e përsëriti atë sërish.
Duke përdorur të njëjtat kode grafike, ai e ndryshon slloganin në “Nope” (Jo) kundër
zgjedhjes së Donald Trump.

Kështu, kjo pamje e përgjithshme e artistëve modern dhe
bashkëkohorë amerikan tregon
rolin kyç të Shteteve të Bashkuara si një qiri të krijimit artistik. Që në filim të
shekullit të 20-të, në tokën e saj lindën artistët kryesore të historisë së
artit. Pa asnjë lidhje me traditën evropiane të pikturimit, ata kanë qënë në
gjendje që të propozojnë një zgjidhje të re plastike. Fillimisht e ngjyrosur me
nacionalizëm, arti amerikan u bë më i famshëm dhe më universal në mes të
shekullit të 20-të. Rezultati ishte asimilimi nëpër të gjithë botën dhe shenjtërimi
i Shteteve të Bashkuara si fuqia artistike lidere.

Powered by WordPress