Ish-drejtori i hulumtimeve në Institutin GAP, Agron Demi ka publikuar në Facebook një sttaus të titulluar “Qysh e kalon kohën e tij kryeministri”, shkruan Arbëria TV.
Demi ka renditur disa aktivitete që janë zhvilluar nga Kurti, në bazë të njoftimeve që gjenden në faqen zyrtare të Zyrës së Kryeministrit nga janari i këtij viti e deri më sot.
Duke theksuar se 1/4 e kohës së tij, Kryeministri ka shkuar në të pamë e homazhe.
Tutje, vazhdon edhe një listë e gjatë e aktiviteteve të tij, dukë përfshirë edhe takimet me ambasadorë, mbledhjen e qeverisë, pritjet e stuentëve, delegacionet, tutje cek edhe vizitat jashtë vendit me një përqindje rreth 5.2%.
Në lidhje me këtë ka reagur edhe analisti Agon Maliqi ku tha se kjo strategji Kurtit do i rezultoj me sukses, pasi thotë se votuesi mesatar kosovar nuk pret prej liderëve me punu por me dhane gajret
“Politikisht kryeministri këtë strategji e ka të qëlluar dhe ka me i rezultu me sukses. Kjo sepse votuesi mesatar kosovar nuk pret prej liderëve me punu por me dhanë gajret”, shkroi ai.
Postimi i plotë i Demit:
Qysh e kalon kohën e tij Kryeministri?
Nëse bazohemi në njoftimet që gjenden në faqen zyrtare të Zyrës së Kryeministrit, nga janari e deri më sot:
– ma shumë 1/4 e kohës së Kryeministrit ka shku nëpër të pame, homazhe e akademi përkujtimore;
– 23.7% të kohës e ka kalu duke pritë ambasadorët e akredituar në Kosovë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, apo liderë e delegacione nga shtetet tjera;
– 13.8% të kohës e ka kalu tu pritë në takime grupe të studentëve, pensionistë të huaj e vendorë, ish-diplomatë, delegacione nga mërgata, Lugina, Bosnja, Sanxhaku…
– 19.3% të kohës e ka kalu në mbledhje të qeverisë dhe në takime në grupe ndërministrore ose takime me bartës institucionesh tjera;
– 9.5% të kohës e ka kalu duke promovu investime apo lansim programesh, ndër to edhe një urë për këmbësorë, gurëthemelin e një shtëpie, tri klinika të renovuara, dy herë i ka vizitu punimet në rrugën Kijevë-Zahaq, kurse tjerat janë lansim programesh;
– 5.2% të kohës e ka kalu në vizita jashtë vendit, duke përfshi tri vizita si pjesëmarrës në takimet e Partive Socialiste Evropiane; nja dy vizita deri në Londër për ligjerata, nja dy vizita në Turqi, një adresim në KS të OKB-së, disa ditë në Davos, një vizitë në portin e Hamburgut.
– 2.5% të kohës duke vizitu biznese (8 biznese të vizituara);
– 4 vizita në komuna, tri prej të cilave qeverisen nga VV, dhe një vizitë në Dragash pas emergjencës së vërshimeve dhe dëmeve në fshatin Kuk.
Kallxom qysh e kalon kohen, të kallxoj kush je.