Avokati Gregory Kehoe, dhe ekipi i tij kanë njoftuar se janë tërhequr nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Si shkak i këtij vendimi, është moskryerja e obligimeve financiare.
Lidhur me këtë për mediat ka folur vëllai Idrizi, i cili tha se kontrata me kompaninë ligjore “Greenberg Legal Associates”, nuk është vazhduar në vitin 2024 për shkak të vështirësive financiare në mbulimin e kostos së të gjithë avokatëve të angazhuar si pjesë e mbrojtjes së z. Thaçi.
Ai ka deklaruar se avokat kryesor i z. Thaçi, tani e tutje, do të jetë avokati i njohur me prejardhje kroate, Luka Mishetiq.
Rreth temës së mospagesës në Info Magazine ka folur edhe avokati Taulant Hodaj.
Hodaj tha se kufizimi prej 1.3 milion eurove e caktuar nga Ministria e Drejtësisë mund të mos jetë e mjaftueshme për ekipin mbrojtës të Thaçit dhe të tjerëve.
“Gjithmonë kur kërkon fonde publike, i kanë ato limitet. Edhe Gjykata Speciale nuk i financon të gjitha ato që do ti. Do t’i marrësh 50 euro ekip mbrojtës, normal që nuk i financon”, tha Hodaj.
“Kosova deri më tani nuk ka pasur kufizime, derisa tani janë vendosur. Duhet të ketë parasysh kompleksiteti i rasteve, sidomos për ato të krimeve të luftës duhet të jenë më të hapur”, shtoi ai.