Azem Syla, komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, i shoqëruar nga disa bashkëluftëtarë, ka vizituar familjet e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit, për t’u shprehur përkrahje dhe solidaritet të plotë në përballjen me sfidën që, sipas tij, nuk është vetëm e tyre, por e mbarë kombit.
Syla ka bërë të ditur se do të vazhdojë vizitat edhe te familjet e bashkëluftëtarëve të tjerë.
